Kylie Jenner ndodhet në Coachella bashkë me partnerin e saj, Travis Scott duke lënë pak mënjanë rolin e prindërve.

Edhe pse janë duke shijuar pafund festivalin, duket se rastësia ka dashur që edhe ish i dashuri të jetë po aty…shumë afër tyre.

Advertisement

Kylie dhe Tyga kanë qenë të dy në të njëjtën festë të premten mbrëma. Sipas Daily Mail, 21-vjeçarja duket se e ka shmangur totalisht reperin. Ish-çifti nuk bëri asnjë lloj reagimi, por thjesht vazhduan mbrëmjen me rrethin e tyre shoqëror, madje Tyga ishte i shoqëruar nga Iggy Azalea, e cila mendohet të jetë e dashura e tij e re.


Deklarata e fundit që Tyga bëri për Kylie-n ishte ajo në të cilën mohoi të kishte lidhje me atësinë e Stormi-it. Ai dhe Kylie qëndruan bashkë për rreth 2 vjet për tu ndarë përfundimisht në prill të 2017-ës.

E kuptojmë çfarë situate e sikletshme duhet të ketë qenë për të dy.