Pas 6 muaj shkëputjeje për shkak të akuzave për trafik droge, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri rikthehet në parlament.
Tahiri jo vetëm që do të kthehet në parlament, por do të ketë edhe kohën e tij për të folur. Pjesëmarrja e tij në seancë i detyrohet faktit se nëse nuk vinte dhe sot, humbte mandatin si deputet.
Pas përjashtimit nga grupi i Partisë Socialiste, Tahiri do të marrë pjesë në parlament si deputet i pavarur.