Sot në emisionin e mëngjesit “Chaud Patate” (nga e hëna në të premte, 8:00-11:00 në 106.6fm) në Energy Radio, përpos të gjithave u fol dhe për moderatoren simpatike të Digitalb.
Po flasim për vajzën e shkathët dhe elokuente të emisionit “Pa filtër”, Jona Spahiun.
Moderatorët e “Chaud Patate” thanë se sipas një burimi të sigurt pranë familjareve të çiftit, ata do të martohen së shpejti. Ende nuk dihen arsyet pse dasma do të bëhet kaq papritur, por pasi kemi parë fotot e fundit të moderatores filluam të dyshojmë për një shtatzëni të mundshme. Shiheni dhe ju, nuk ju duket pak si i fryrë barku i Jonës në këtë foto?
Kujtojmë që Jona dhe i dashuri i saj, Frenkli, janë njohur në ambienet e Digitalb, pasi ai është komentator sportiv aty. Nga dy kolegë, çifti simpatik shumë shpejt do të bëhen burrë e grua dhe ndoshta më vonë prindër.
Chaud Patate ka mësuar gjithashtu se dasma pritet të jetë shumë private mes familjarëve dhe miqve të ngushtë të çiftit.