Gaz Paja padyshim është një ndër aktorët më të njohur të humorit në vend, mjafton të kujtoni rolet e tij në “Portokalli” dhe me siguri do të shkriheni së qeshuri.
Aktori foli hapur për lidhjen e re pak muaj më parë i ftuar në “Wake up” ku konfirmoi fjalët e gazetarëve se e dashura e tij është: “Simpatike, e bukura e dheut. Është bjonde, e gjatë, e buzëqeshur, elegante, pozitive, i qeshin syçkat kur shikon Gazin”.
Së fundmi çifti është fotografuar nga “Panorama Plus” në një club të kryeqytetit.
Pasi pamë këto foto dhe ne i konfirmojmë fjalët e bukura që janë thënë për të dashurën e Gazit. Duken shumë bukur bashkë!