Shokohet moderatorja, tregon sanduiçin e mykur që bleu në një kafene të Tiranës

Jemi mësuar që në emisionin e saj të trajtohen shpesh tematika dhe problematika të ndryshme të shoqërisë shqiptare, por këtë herë moderatorja e njohur ka zgjedhur të bëjë publik një rast personal.

Po flasim për Rudina Magjistarin, e cila pasditen e djeshme ka publikuar foton e një sanduiçi të paketuar, që e ka blerë në një kafene zinxhirë të Tiranës, i cili i rezultuar i mykur. Moderatorja ka zgjedhur mos ta bëjë publik emrin e lokalit, por ka zgjedhur thjeshtë ti ndajë këto pamje me ndjekësit e saj.

Advertisement

“Ja çfare me ndodhi sot rreth ores 15.00 ne nje nga kafenete zinxhir te famshme te Tiranes e qe edhe ne paketim pretendon per ushqim te fresket! S’po e bej publik emrin e kompanise, sepse ata e dine cilet jane. Por nuk mund te mos i ndaja me ju keto pamje, sepse edhe tani qe e kujtoj me vone revoltohem nga fillimi. SKANDALOZE!!! Sepse ne kete grade qe ishte myku ne sanduiç sot, me ben te dyshoj qe nuk eshte çeshtje rastesie dhe thjesht me nje ndjese formale, une dyshoj se vertet i vret ndergjegja. Uroj qe ky postim ti ndergjegjesoje me mire.”,- shkruan Rudina krah fotos së sanduiçit të mykur në Instagram.