Nora Istrefi dhe Robert Berisha janë përfolur shpesh herë për ndarje, por dyshja e kanë hedhur poshtë.

Advertisement

Gjithsesi, pyetja për ndarjen vazhdon ta “ndjekë”, këngëtaren nga Kosova. E ftuar mbrëmjen e kaluar në emisionin, “Nd’rrimin e Natës” në Klan Kosova, Nora është pyetur se cilat do të ishin tre arsyet që do ta bënin të ndahej nga Roberti. Nora pa nguruar ka dhënë vetëm një. “Tradhtia, tradhtia dhe vëtëm tradhtia”,-është shprehur Nora.

Kujtojmë se çifti i famshëm kanë edhe një vajzë, emri i cilës është Renee.