Mbrëmjen e djeshme, Enca publikoi klipin e shumëpritur “Dua” që rezultoi të ishte mjaft erotik.
Por pas mbarimit të këtij projekti, Pierluigi Fracassi, modeli seksi që shijoi Enca në videoklipin e saj ka bërë një deklaratë për marrëdhënien mes tyre.
Ai ka treguar se veç punës ka krijuar një raport miqësor me të gjithë bashkëpunëtorët e projektit.
“Duket si videoklip, por për mua është më shumë se kaq, një kujtim nga një kohë e mrekullueshme e shpenzuar me njerëz të mrekullueshëm, që gjithmonë do të mbeten në zemrën time. Falemindreit mbretëreshë Enca”- shkruan modeli, duke lënë të kuptohet qartë, që përveçse kanë punuar së bashku, kanë mbetur edhe miq të mirë.