Nëse ky është vetëm fillimi, nuk do dimë si të reagojmë më vonë…
Ditët e fundit, Elvana Gjata ndodhet në Barcelonë së bashku me mikun e saj të ngushtë, stilistin Valdrin Sahiti, ku siç duket, po realizojnë një set fotografik “Street Style”.
Veshur dhe stiluar me një xhaketë Dior të koleksionit më të fundit, me një fund blu me vija të bardhë, si dhe një palë çizme të gjata sërish ngjyrë blu, Elvana duket një super yll.
Sigurisht nuk mund të mungonte dhe humori, pasi një veshje seriozisht kaq me stil, duhet të thyhej me pak nota humori: “Hajde se u mush @valdrinsahitiofficial“, shkruan këngëtarja në një nga fotot e Instagramit, kurse në tjetrën falenderon stilistin e saj personal.