Foto e vogëlushes dy vjeçare përballë portretit të ish zonjës së parë, disa ditë më parë, bëri xhiron e botës.
Ajo shfaqej duke e parë me shumë dashuri dhe admirim Michelle Obama-n. Për këtë arsye, ish-zonja e parë, gjeti mundësinë për të takuar nga afër dy vjeçaren, Parker Curry.
Sipas nënës së Parker, vogëlushja ishte aq e habitur pasi e konsideron Michelle si një “mbretëreshë”.
Disa nga momentet më të bukura me vogëlushen, ish-zonja e parë i ka publikuar në Instagram krah së cilës shkruan: “Jam e lumtur që pata shansin të të takoj dhe të kërcej. Vazhdo të kesh ëndrra të mëdha për veten dhe mbase një ditë do të shoh gjithë krenari portretin tënd”.