Artisjta FKA Twigs është ylli i reklamës së re të Apple për HomePod.
Videoja katër minutëshe u realizua nga regjisori i famshëm Spike Jonze (i filmit Her) dhe tregon Twigs që kërcen me këngën më të re “Till It’s Over” nga Anderson .Paak.
Rezultati? Një punë mahnitëse që është surrealiste, emocionuese, e gjallë, teatrale dhe krejtësisht bindëse – një nga reklamat më të mira të vitit deri tani.
Filmi i shkurtër, i titulluar “Welcome Home”, tregon artisten britanike (ish-e dashura e Robert Pattinson), e cila lëviz nën tingujt e .Paak teksa apartamenti i saj zgjerohet duke krijuar imazhe magjike. Ndiqeni më poshtë.