Drejtori i Ujësjellësit në qytetin e Sarandës, Sheme Lulo është i mendimit që furnizimi me tetë orë ujë në ditë është mëse i mjaftueshëm për banorët e qytetit bregdetar.

Bashkia Sarandë dhe ujësjellësi i këtij qyteti nuk e ka rritur çmimin e ujit, sikurse është bërë në kryeqytet, por në qytetin jugor, drejtori i këtij institucioni duket se po i përdor banorët si kavie për të bërë eksperimente.

Advertisement

Të paktën këtë ka lënë të kuptohet gjatë një interviste të dhënë për televizionin lokal në Sarandë.

Intervista në studio:

Gazetari: Sa orë ujë furnizohet në ditë Saranda?

Sheme Lulo: Rreth tetë orë

Gazetari: Është e mjaftueshme kjo për banorët, për qytetarët?

Sheme Lulo: Po unë i kam lënë edhe tetë orë pa ujë, pa i furnizuar për të parë se sa kërkesë ka. Nuk i ka rënë asnjëri telefonit tim e të thotë shiko se jam pa ujë (qesh)