Chrissy Teigen ishte ftuar për herë të parë në Tonight Show mbrëmjen e djeshme.

Ajo foli pak për shtatzëninë e saj (e cila është në muajin e pestë), cilin nga të dy prindërit vajza e saj Luna preferon më shumë, dhe se si John Legend është duke u përgatitur për Jesus Christ Superstar. Megjithatë ajo që na intereson më shumë është pikërisht historia më e çmendur e të gjitha këtyre: mënyra qesharake që Chrissy përshëndeti Beyoncën në Grammys, sepse ajo ishte e shokuar nga prezenca e Queen B.

Advertisement

“Ajo është thjesht mahnitëse” filloi Teigen. “Prezenca e saj, ndjesia që të shkakton kur i qëndron afër, është spektakolare dhe une isha si, ‘Ne duhet të themi diçka, apo jo?’ Dhe  i mora të dy duart e saj dhe-nuk është se e bëj këtë për njeri, ishte shumë e çuditshme-dhe John kishte atë pamjen e “Çfarë dreqin po bën?”-Dhe unë i mora duart, dhe u ula në gjunjë, dhe i thashë, “Më vjen keq nëse të kam bezdisur, mbretëresha ime”, ndërkohë që John dhe Jay Z ishin duke biseduar miqësisht. Epo ja që nuk jam mësuar ta shoh përditë…”