Ashtu siç ishte paralajmëruar prej kohësh në Top Channel do të nisë Big Brother Vip.
Promo i emisionit të ri, i cili do të ketë në fokus jetesën e vipave të mbyllur në një shtëpi, është publikuar nga moderatori Ledion Liço.
Nga kjo kuptojmë se ky produksion i është besuar moderatorit Ledion Liço. Ende nuk dihet se kur do të nisë ky program, ndonëse krahas videos Ledioni ka shkruar “Gati”, çka nënkupton që do të jetë mjaft shpejt.