Ditën e djeshme qarkulloi lajmi se Kim Kardashian po planifikon të ketë edhe një fëmijë.

E sipas Kim kjo nuk do të ndodhë së shpejti…

Advertisement

Ylli i “Keeping Up With The Kardashians”, e cila ka mirëpritur ardhjen në jetë të fëmijës së saj të tretë, Çikago, ka mohuar një gjë të tillë.

Kim ka postuar në Twitter lajmin për të cilin tha që është: “lajm i rremë”.

37 vjeçarja është nënë e tre fëmijëve me bashkëshortin e saj Kanye West, North katërvjeçare, Saint dyvjeçar dhe vajzën Chicago, që erdhi në jetë në fillim të javës përmes një surrogateje.