Familja Kardashian ka një kohë të gjatë që është pjesë e televizionit, por në vitet e fundit motrat i janë përqëndruar edhe në industrinë e kozmetikës.

Një Kardashian pas tjetrës.

Advertisement

Motrat filluan me marrëveshjet me firma të ndryshme për aromat, produktet e flokëve, por tani, si Kylie Jenner ashtu dhe Kim Kardashian kanë markat e tyre të kozmetikës si KKW Beauty dhe Kylie Cosmetics. Përveç kësaj, supermodelja Kendall Jenner është imazhi i Cosmetics Estée Lauder dhe motra më e madhe Kourtney Kardashian është kohët e fundit pjesë e markës “Kourt”, për linjën e saj të ardhshme kozmetike. Kush ngelet?

Tani, Khloe Kardashian thuhet se po punon edhe ajo për dy linja kozmetike të cilat do të quhen “KOKO Kollection nga Khloe Kardashian” dhe “KOKO Kollection”. Së shpejti do të shohim konkurrenën mes motrave…