Trashëgimtarja e Top Channel, Lori Hoxha, këtë të martë është ndaluar nga policia.

Ajo drejtonte automjetin e të dashurit të saj, Vis Bajraktari, një Mercedes G Class të zi me xhama të zinj.

Advertisement

Duke qënë se qarkullimi me automjete që i kanë xhamat e zinj është i ndaluar në Shqipëri, të parët që e kanë pikasur këtë shkelje, ishin forcat Shqiponja, teksa makina kaloi pranë urës së Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Makina është një dhuratë që Visi ja bëri vetes për ditëlindje në qershor të 2017-ës, vlera e së cilës është 120 mijë euro.