Prej disa vitesh, Luana është në lidhje me Krenar Cocaj edhe pse asnjëri prej të dyve nuk e ka pranuar publikisht.
Megjithatë, fotot e marra nga fansat, por edhe komentet në Instagram heqin çdo dyshim për të kundërtën. Duke qenë se tashmë e shohim Luanën çdo të shtunë në ekran, shpesh herë kjo e fundit ka lënë vend për informacione mbi jetën private.
Mbrëmjen e djeshme, Luana Vjollca, me shaka ose me të vërtetë ka zbuluar se ka plane për t’u martuar. Në emisionin e saj “Shiko Kush Luan”, teksa e pyeste Ylli Limanin se kur do të martohet, ky i fundit është shprehur se nuk i dihet, ndoshta shumë shpejt.
Luana i është drejtuar “si unë në verë”? Më pas moderatorja është drejtuar nga Manushi duke i thënë që është shaka dhe i ka kërkuar atij t’ia konfirmojë publikut që nuk është e vërtetë.
Manushi është shprehur nga ana tjetër, se “nuk i dihet, pasi zërat po qarkullojnë”.
Ne shpresojmë që të jetë vërtet kështu…