Të gjithë menduam se Angela Martini do të hiqte dorë nga postimet provokuese pas martesës me miliarderin rumun Dragos.
Ja që e kemi menduar shumë gabim, pasi ajo jo vetëm që nuk ka hequr dorë, por i ka shtuar më tepër postimet provokuese. Prej disa ditësh Angela dhe bashkëshorti i saj Dragos Savulescu kanë nisur muajin e mjaltit.
Sipas postimeve të Angelës çifti ndodhet në Afrikën Jugore, në ishujt Seychelles nga ku modelja ka postuar foto e video çdo ditë me mbishkrimin “Ai dhe unë”.
Ashtu siç di vetëm Angela me anë të postimit të një video në Instastory ajo i ka lënë të gjithë pa frymë duke u shfaqur vërtet shumë provokuese teksa ul reçipetat dhe tregon gjoksin, ndërsa sipas gjasave Dragos e filmon. Me anë të kësaj videoje, modelja ka treguar disa pamje mahnitëse nga ishujt Seychelles, pamje nga resorti i tyre, pishina dhe ambienti fantastik ku ata po pushojnë etj.
Kujtojmë që Angela dhe Dragos u martuan muajin e kaluar me një ceremoni t♪7 pazakontë në Las Vegas teksa lajmin e dhanë për publikun vetë ata me fotot e postuara në Instagram.