Pasi u ribashkua me Justin Bieber, Selena Gomez nuk po gjen ende qetësi, sidomos me kundërshtimin e hasur nga mamaja e saj.

Tani që duket sikur marrëdhënia me të ëmën po qetësohet, ka dal një tjetër çështje që i ka rikthyer kundra njëra-tjetrës. Këtë herë janë fansat e këngëtares ata të cilët i kanë kërkuar Selenës ti kërkojë falje mamasë që mori pjesë në filmin e Woody Allen, por para këngëtares ka ardhur reagimi i mamasë së saj.

Advertisement

“E kam paralajmëruar Selenën për filmin, i thashë të mos pranonte, por fjalët e mia ranë në vesh të shurdhër. Ajo nuk dëgjon, bën siç do vetë. Askush nuk e kontrollon dot”,- u shpreh ajo.

Kujtojmë që producenti Allen, 41 vjeçar, së fundmi është akuzuar për ngacmime seksuale ndaj një pjese të madhe aktoresh që kanë marrë pjesë në filmat e tij.