“The Wolf of Wall Street” me regji të Scorcese, ishte një nga filmat më të suksesshëm të Hollywood.

E gjithë kjo pasi përfishnte Leonardo di Caprio-n dhe bionden sexy, Margot Robbie.

Advertisement

Është pikërisht regjizori Hollywood-ian, Quentin Tarantino, i cili ka menduar ta ribashkojë sërish dyshen fantastike.

Mendohet se si Robbie, ashtu dhe DiCaprio do të luajnë role protagoniste, edhe pse asgjë nuk është konfirmuar nga shtëpitë e prodhimit.

Tarantino këtë herë do të ketë në fokus jetën e një vrasësi serial, i cili njihet me emrin Charles Mansonand.

Flitet se Tarantino po përpiqet të bëjë pjesë të kastit edhe Jennifer Lawrence dhe Tom Cruise, por për këta të fundit nuk ka shumë shpresa.

Data e premierës është pikërisht 9 prilli (i vitit pasardhës), që shënon njëkohësisht 50-vjetorin e vrasjes së Sharon Tate (roli i Margot Robbie) dhe katër miqve të saj nga familja Mansonand.