Selena Gomez dhe Justin Biber e kanë nisur vitin shëndetshëm.

Çifti është fotografuar teksa ka dalë nga një ambient ku bëhet yoga neë Los Angeles ditën e djeshme, veshur me rroba sportive.

Advertisement

Gomez, si një përfaqësuese e Puma, kombinoi streçet e saj blu me një palë atlete të bardha nga marka perstigjoze.

Ndërkohe, Bieber kishte veshur një bluzë të bardhë, pantallona sportive të shkurtra dhe atlete Yeezy.

Kujtojmë që çifti kaloi sëbashku natën e vitit të ri dhe mesa duket këtë vit do të jenë të pandarë!