Viti 2017 ishte viti që humbëm shumë figura të dashura që i kanë dhuruar shumë publikut shqiptar.
Përmendim këtu humbjen e shkrimtarit të mirënjohur, Dritëro Agolli, i cili do t’i mungojë shumë letërsisë dhe opinionit shqiptar, gjithashtu dhe aktoren Hajrie Rondo, e cila la pas shumë role dhe batuta të ngulitura në memorien e publikut.
Ky vit ishte gjithashtu dhe viti i zhvillimeve të shumta poltike dhe protestave të vazhdueshme.
Ja disa nga ngjarjet më të rëndësishme të vitit 2017 që ka përmbledhur radionrg.al:
- Shkrimtari i mirënjohur Dritëro Agolli u nda nga jetanë moshën 85-vjeçare në shkurt të këtij viti që po lemë pas.
- Në Rinas grabiten makinat e blinduara të një prej bankave të Shqipërisë në shkurt të 2017-ës. Në bazë të përllogaritjes së punonjësve të bankës, shuma që është ngarkuar atë ditë në mjetet e shoqërimit dhe që rezulton e padorëzuar për shkak të vjedhjes, arrin në rreth 3.2 milionë dollarë.
- Në shkurt opozita ngre çadrën e protestës përballë kryeminstrisë për rrëzimin e qeverisë PS-LSI me kërkesë për zgjedhje të parakohëshme dhe qeveri teknike.
- Ilir Meta, ish-kryetar i Kuvendit të Shqipërisë dhe ish-kryeministër i vendit, në prill zgjidhet nga Kuvendi i Shqipërisë President i Shqipërisë në prill 2017.
- Në maj u hap edicioni i 18 i Bieanles se Mesdheut, për të cilën Tirana mirëpriti 230 artistë nga fusha të ndryshme nga europa dhe mesdheu. Gjatë bieanles u organizuan aktivitete të ndryshme nëpër Tiranë dhe një prurje që ajo solli ishte shtrimi i Si’xhades.
- Pasi opizita mbajti tre muaj çadrën e hapur në formë proteste përpara kryeministrisë, kryeministri Edi Rama dhe kryetari i opozitës Lulzim Basha, arritën një marrëveshje nëpermjet negociatave që solli krijimin e një qeverie teknike dhe parashikonte mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare jo në datën e dekretuar fillimisht më 18 qershor, por më 25 qershor.
- Pak para zgjedhjeve, në fillim të qershorit u hap sheshi Skënderbej me një koncert madhështor, me artistë të trevave të ndryshme të shqipërisë, për tu pasuar më pas me koncerte të shumta në festa dhe ditë të zakonshme.
- Në 14 qershor, Gianni De Biasi, zyrtarizoi largimin e tij nga drejtimi i Kombëtares së Shqipërisë në Futboll, ndërsa në vend të tij Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) prezantoi në këtë detyrë më 14 korrik Christian Panuccin.
- Në 25 qershor 2017 u mbajtën zgjedhjet parlamentare, ku Partia Socialiste fitoi bindshëm me 71 mandate. Gjithashtu u mbajtën dhe zgjedhjet për kryetar bashkie në Kavajë, pas shkarkimit të Elvis Rroshit, ku fitues doli kandidati i Partisë Demokratike, Isa Sakja.
- Një ngjarje që u përfol shumë, aq sa deklaratat e tyre u përdorën si batuta ishte ajo e nuses 19-vjeçare nga Durrsi, që tentoi të helmonte vjehrrën duke hedhur ilaç insektesh në kos.
- Gjyqtarja Fildeze Hafizi vritet nga ish-bashkëshorti në zonën e Xhamllikut në momentin që ajo po parkonte makinën poshtë pallatit ku banonte me fëmijët e saj. Kjo ngjarje e rëndë ndodhi në muajin gusht të vitit që po lëmë pas.
- Në shtator të 2017-ës, gjatë ndeshjes Shqipëri-Itali, u bë ceremonia simbolike për largimin e ish kapitenit të kombëtares, Lorik Cana nga futbolli. Siç quhet ndryshe në mënyrë simbolike “Vari takat ne gozhë”.
- Muaji shtator gjithashtu ishte dhe muaji ku humbëm një nga aktoret më të dashura për publikun, Hajrie Rondo. Ajo do të kujtohet gjithmonë për rolet dhe batutat që la pas.
- Nga ana tjetër muaji tetor do të mbahet mend si muaji më i keq i ish-ministrit Saimir Tahirit. Gjatë këtij muaji dolën në pah përgjime nga autoritetet italiane që hedhin dyshime mbi pjesmarrjen e tij në grupe kriminale shqiptare.
- Në tetor, pasi u bë virale video ku një 15-vjeçar nga Kuçova vriste qenin e tij me sëpatë, u bë peticion për të krijuar një ligj për mbrojtjen e kafshëve, i quajtur 1 ligj 4 putra, ku firmosën shumë personazhe të njohur nga fusha të ndryshme.
- Një tjetër humbje e madhe ishte dhe ndarja nga jeta e kompozitorit të mirënjhohur Aleksandër Lalo në nëntor të 2017-ës. Në këtë periudhë ai ishte bërë pjesë e jurisë së emisionit “Ces’t la Vie”, të prezantuar nga Marina Vjollca.
- Ndërsa në dhjetor Shqipëria u përfshi nga moti i keq, me reshje të dendura të shiut në disa qytete të vendit, nduke shkaktuar përmbytje, ku si pasojë u evakuuan qindra persona.
- Dhjetori ishte gjithashtu muaji ku Opozita zhvilloi një tjetër protestë për zgjedhjen e prokurorit të përgjithshëm të përkohshëm, dhe tentativa e kryetares së LSI për të qëlluar me këpucë kryeministrin.
- Dhjetori ishte gjithashtu muaji ku Opozita zhvilloi një tjetër protestë për zgjedhjen e prokurorit të përgjithshëm të përkohshëm, dhe tentativa e kryetares së LSI për të qëlluar me këpucë kryeministrin.
- Ndërsa në dhjetor bëri shumë zhurmë vdekja e mistershme e 23-vjeçarit Florenc Beqiraj në Francë, pasi mendohet të jetë dhunuar në ambientet e burgut. Ai kishte shkuar atje si azil kërkues dhe u arrestua nga policia franceze për mungesë dokumentesh