Aktorja Rudina Dembacaj është padyshim një nga personazhet që ka bërë për vete publikun me humorin e saj.

U njohëm me të nga rolet në Portokalli dhe Al Pazar, ndërsa tani e shohim në një format krejt ndryshe, si moderatore e emisionit “Mos i Fol Shoferit”. Rudina është gjithashtu dhe nënë e bukuroshes së vogël, Viktorias, e cila sot feston 1-vjetorin e lindjes.
Në këtë ditë të shënuar të jetës së saj, mami Rudina ka postuar një video shumë emocionuese ku ajo shfaqet duke puthur e përkëdhelur vogëlushen e saj pak minuta pas lindjes.

Advertisement

Por, dhuratat e mami Rudinës për ëngjëllin e saj nuk mbarojnë me kaq. Sot në emisionin e mëngjesit, “Chaud Patate” u zbulua se prindërit kishin organizuar një surprizë shumë të bukur për Viktorian. Ajo ndodhet në “Disney Land” në Paris bashkë me mamin dhe babin për të festuar vitin e parë të lindjes.

Duke i uruar ditëlindjen Viktorias së vogël, ne po presim fotot nga “Disney Land”.