Sigurisht që ka me qindra histori që mund të thoni rreth festave të fundvitit, por e keni dëgjuar ndonjëherë këtë që ka ndodhur në shtëpinë e Lively dhe Reynolds?
Ju që po e kërkonit gjithandej Babagjyshin dijeni se e keni në shtëpinë e Ryan Reynolds, të djegur!
Ndër vite na kanë thënë se Babagjyshi zbret nga oxhaku dhe kështu kemi besuar gjithmonë. Nuk na e mori mendja që e keqja do i vinte pikërisht nga kjo.
Ryan Reynolds postoi këtë foto në Instagram, të cilës i bashkangjiti një bisedë:
“Vajza: Babagjushi vjen nga oxhaku?
Unë: Po.
Vajza: Ti e le zjarrin ndezur gjithë natën.
Unë: Po! *Qetësi, fllad i lehtë, një korb fluturon në largësi*”
Tani nuk dimë cilën anë të marrim më keq; të imagjinojmë babagjyshin të djegur bashkë me dhuratat apo ato dy objekte në vatër që duken si këmbë? Na e thoni ju!