Vera është një pije e vjetër dhe komplekse me një histori të gjatë dhe mbresëlënëse.

Do t’ju duheshin vite të tëra studimesh për të kuptuar realisht sekretet dhe për t’u bërë njohës i mirë i verës. Sot është momenti i duhur për të mprehur njohuritë tuaja.

Advertisement

E megjithatë ka disa fakte në lidhje me verën që mund t’i kapërdini me lehtësi në rast se do të shkoni në ndonjë festë interesante dhe doni të mbani gjallë bisedën në tavolinë.

Kështu që le të shkojmë sëbashku nëpër faktet më interesante në lidhje me verën dhe t’ju bëjmë të zgjuar për më pak se 5 minuta.

Të konsumuarit të verës mund të përmirësojë jetën seksuale.

Ky është ndoshta një nga faktet më interesante në lidhje me verën. Kur e konsumoni rregullisht ka gjasa të përmirësojë dëshirën tuaj seksuale. Një studim italian tregoi që femrat që konsumojnë të paktën dy gota verë në ditë, shijojnë kënaqësi fizike në mënyrë më intensive se femrat që nuk konsumojnë aspak verë. Një arsye e mirë për të filluar të pini më shumë verë apo jo?

Konsumuesit më të mëdhenj të verës së kuqe në sasi janë kinezët.

Kinezët konsumuan sasinë rekord prej 155 milion shishesh prej 9 litra verë në vitin 2013, duke ia kaluar në këtë mënyrë francezëve, konsumi i të cilëve u rrit me 18%. Popullariteti në rritje i verës së kuqe në Kinë ndodh si pasojë e faktit që e kuqja konsiderohet si ngjyrë me fat. Kjo rëndësi simbolike e kombinuar me efektet pozitive në shëndet, i inkurajon kinezët të marrin një shishe verë nga raftet e supermarketeve gjithnjë e më shumë.

Por a e dini se cilët janë konsumuesit më fanatikë të verës në botë? Ndërkohë që Italia është prodhuesja më e madhe, ajo renditet e katërta për nga konsumi pas Francës dhe Portugalisë.

Franca në fakt vazhdon të konsumojë më shumë verë për frymë se çdo shtet tjetër që sapo përmendëm por ende nuk kemi folur për vendin e parë në këtë aspekt.

Vatikani konsumon 74 litra verë për frymë në vit që do të thotë rreth 99 shishe prej 75cl çdo vit!

Duhet të falenderojmë murgjit për verën.

Murgjit e mesjetës ishin ata që i njohën vlerat e verës të parët. Falë kërkimeve të tyre dhe përpjekjeve, kemi një sërë mënyrash për të shijuar verë sot. Dom Pérignon një ndër shampanjat më të shtrenjta, mban emrin e një murgu, Dom Pierre Pérignon (1638-1715). Praktikat e tij funksionojnë edhe sot.

Jo çdo verë e përmirëson shëndetin.

Vera e kuqe njihet për përmbajtjen e antioksidantëve të dobishëm si polifenoli dhe resveratrol të cilat kanë veti mbrojtëse të zemrës dhe parandalojnë kancerin. Lëkura e rrushit është shumë e pasur me antioksidantë. Duke qenë se vera e kuqe fermentohet me lëkurën e rrushit, ka më shumë antioksidantë se vera e bardhë e cila përpunohet pa lëkurë. Madje studime të fundit tregojnë që vera e bardhë mund të jetë e dëmshme për aparatin tretës. Kështu që mos pini më shumë se 1-2 gota verë në ditë.

Emërtimet e verërave zakonisht tregojnë origjinën e varieteteve të rushit.

Shumë verëra europiane emërtohen në bazë të origjinës gjeografike. Një shembull shumë i njohur do të ishte vera Bordeaux e cila prodhohet në rajonin me të njejtin emër të Francës. Vera Bordeaux bëhet me Cabernet Sauvignon, Merlot, Cabernet Franc, Petit Verdot dhe me pak Carmenere dhe Malbec.

Verërat jo-europiane kanë zakonisht emrat e llojeve të rrushit të përdorur si përshembull Cabernet Sauvignon i Kalifornisë.

Ngjyra e verës tregon shumë në lidhje me vendin e origjinës.

Një nga gjërat që mund të dallosh duke vëzhguar verën është rajoni dhe klima ku është rritur rrushi. Nuancat e errëta të verës së kuqe dhe e verdha e verës së bardhë vijnë nga klimat e ngrohta. Ngjyrat më të çelura vijnë nga klima më të ftohta.

Femrat mund të dehen më shpejt nga vera se meshkujt si pasojë e raportit të vogël të ujit me dhjamin në trup.

Në përgjithësi femrat e tolerojnë më pak alkolin se meshkujt por kjo nuk ka të bëjë aspak me peshën apo përmasat trupore. Nëse një femër dhe një mashkull të së njejtës madhësie do të konsumonin të njejtën sasi vere, femra do të kishte sërish një përqëndrim më të lartë të alkolit në gjak. Kjo ndodh sepse femrat kanë një përqëndrim më të lartë të dhjamit të trupit se meshkujt dhe dhjami nuk e përthith alkolin.

Vera është zbuluar rreth 6,000 vite më parë në Lindjen e Mesme.

Provat e para të ekzistencës së verës janë zbuluar në Iran dhe datojnë nga periudha Neolitike. Provat më të vjetra të kultivimit të vreshtave janë gjetur në Gjeorgji. Mendohet që pija është fermentuar gabimisht në fillim. Prodhuesit e vjetër rastësisht kuptuan që rrushi nëpër kontenierë mund ta kthente sheqerin në alkol. Arti i të bërit verë më vonë u përcaktua nga egjiptianët dhe u shpërnda nëpër Mesdhe nga grekët. Romakët e bënë të famshëm nëpër Europë dhe Spanjë.

Ka njerëz që tmerrohen nga vera.

Po! Çuditërisht ka njerëz në botë që e urrejnë verën dhe madje ka një emërtim për ta: “oenophobia”.

Vera nuk të shëndosh.

Ndërkohë që birra ju shkatërron linjat, vera nuk ka asnjë ndikim. Në fakt studime të fundit tregojnë që femrat të cilat pinin vazhdimisht një sasi të caktuar të këtij alkoli kishin 10% më pak masë dhjamore se femrat e tjera. Ekspertët besojnë që kaloritë në alkol nuk proçesohen nga metabolizmi në të njejtën mënyrë si kaloritë nga karbohidratet apo yndyra nga proteinat. Kështu që po po mendoni të filloni një dietë apo të humbni peshë duhet të konsideroni konsumimin e një gote verë në vend të një ëmbëlsire.