Dhuratat marramendëse që Kanye West i ka bërë gruas së tij, Kim Kardashian janë gjithmonë në qendër të vëmendjes.
Kjo Krishtlindje nuk ishte një përjashtim.
Sipas People, Kanye i dhuroi Kim më shumë se 200,000 dollarë për investime në The Walt Disney Company, Netflix, Amazon, Apple dhe Adidas.
Ylli i “Keeping Up with the Kardashians” ndau dhuratën me 105 milionë ndjekësit duke postuar një video në “story” të Instagram-it të saj të martën.
Video tregon se Kim mori 995 aksione nga Adidas, të cilat sipas People, kanë një vlerë prej 169.40 dollarësh për aksion me një total prej 168.553 dollarë. Ishte e paqartë se sa aksione kishte marrë për kompanitë e tjera…