Këngëtarja e njohur me famë ndërkombëtare Rihanna ka humbur një person të afërt dhe shumë të dashur për të.

Në profilin e saj në Instagram Rihanna ka ndarë me të gjithë lajmin e trishtë se ka humbur kushëririn e saj, për të cilin këngëtarja nuk ka kursyer  fjalët prekëse.

Advertisement

“U prehsh në paqe kushëri, nuk mund ta besoj që dje ishte nata e fundit që të kisha në krah! Kurrë nuk mendova se ajo do të ishte hera e fundit kur do të ndjeja nxehtësinë e trupit tënd! Të dua përgjithmonë, njeri!”,- ka shkruar Rihanna në postimin e saj ndërsa bën thirrje që të ndalen armët e zjarrit, duke na lënë të kuptojmë se i riu ka humbur jetën pasi është qëlluar me armë zjarri.