Probleme në çift…
Justin Bieber e ka vendosur që të mbyllë çdo çështje të lënë “pezull” nga e kaluara dhe të nisë edhe një herë nga e para lidhjen me Selena Gomez, për këtë arsye është sqaruar për herë të fundit me ish-in e tij, Hailey Baldwin.
Por ky komunikim, nuk i ka pëlqyer aspak 25-vjeçares, duke bërë që çifti të nisin terapinë. Burime për “TMZ” bëjnë me dije se Justin dhe Selena po bëjnë terapi me shpresën se kështu do t’i zgjidhin mosmarrëveshjet në çift më lehtë, prej mëse një jave.
Rikthimi i tyre në krahët e njëri-tjetrit duket se nuk po shkon dhe aq mirë sa ishte parashikuar të ndodhte. Familja e Selenës ka qenë kundër këtij ribashkimi, madje është raportuar se pas një debati të ashpër mes njëra-tjetrës, mamaja e këngëtares ka përfunduar në spital. Gjithashtu mësohet se ato nuk e ndjekin më njëra-tjetrën në Instagram dhe familja e këngëtares ka vendosur që t’i qëndrojë larg vajzës së tyre për aq kohë sa kjo e fundit do të zgjedhë që të qëndrojë krah Justin.