Ehh, dashuria…
Ronela Hajati dhe Young Zerka nuk e kanë pranuar asnjëherë që janë në një lidhje dashurie dhe gjithmonë kanë qënë të rezervuar për romancën e tyre.
Gjithsesi, ata kur vendosen para disa alternativave, nuk mund të mos zgjedhin njëri-tjetrin. Ronela ka qenë e ftuar në emisionin “Shiko Kush Luan”, ku u përball me disa zgjedhje “të vështira” në lidhje me meshkujt.
Fillimisht ajo ka zgjedhur Lorik Canën, si të preferuarit e saj, por më pas kur është shfaqur Young Zerka, gjërat ndryshuan dhe Ronela deri në fund të lojës ka zgjedhur vetëm atë. Çfarë mund të prisnim tjetër?