Që janë shumë të përkushtuar ndaj njëri-tjetrit, këtë e dimë.

Por, për të mos patur asnjë lloj dyshimi, Xhensila e përforcon edhe njëherë këtë fakt.

Diçka e tillë ka ndodhur edhe mbrëmjen e djeshme gjatë natës finale të festivalit “Kënga Magjike 2017”, edicioni i 19-të.

Besi ishte prezantues i edicionit dhe mesa duket Xhensila nuk ka rezistuar dot pa i dedikuar diçka partnerit.

Këngëtarja postoi në Instagram një foto ku shfaqet bashkëshorti i saj, Besi dhe shkruan: “Jam e çmendur për ty @bes_kallaku”.

Po ashtu Xhensila ka postuar në Instastory edhe foto të tjera në krahët e Besit, mesa duket në prapaskenën e Pallatit të Kongreseve.

Epo mesa duket zemrat e tyre nuk mund të rinë larg njëra-tjetrës, as disa metra larg, duke qënë se ajo ishte prezente në sallë.