Elvana Gjata është një nga këngëtaret më të mira shqiptare, e cila prej muajsh është larguar në SHBA, ku po punon për projekte të reja muzikore.
Edhe pse fizikisht larg, shpirtërisht ajo është shumë e pranë me Shqipërinë dhe nuk mund të mungonte një urim nga ajo për festat e nëntorit. Normalisht ajo është siguruar që urimi i saj të jetë i veçantë dhe ndryshe nga të tjerët. Ajo ka postuar në Instagram tre foto të saj në një sfond të kuq, teksa mban shqiponjën mbi supe, ndërsa në një video që mban po këtë foto të veçantë dëgjohet një melodi për pak sekonda.