Ceremonia e ndarjes së çmimeve MTV European Music Awards është pa diskutim një nga eventet më të përfolura të momentit në Europë, dhe jo vetëm.
Ajo u zhvillua mbrëmjen e së dielës në Londër, e pavarësisht se ishte një ceremoni për vlerësimin e muzikës europiane, shfaqja përfshiu gjithashtu edhe shumë prodhime amerikane.
Shfaqja më e rëndësishme e momentit, pati si prezantuese këngëtaren britanike me origjinë nga Kosova, Rita Ora, e cila befasoi me daljen e saj me rrobëdeshambër në tapetin e kuq. Por, edhe gjatë prezantimit ajo tregoi se ishte një artiste me kuptimin e plotë të fjalës. Rita gjithashtu fitoi dhe çmimin e “Pwer Of Music”.
Përveç Ritës, pjesë e “MTV EMA 2017” ishin dhe artistë të tjerë me origjinë shqiptare, si Ermal Meta e cili rrëmbeu çmimin e “Best Italian Act” dhe Dua Lipa, e cila fitoi çmimin e “Best New”. Ndërkohë, këngëtari që rrëmbeu më shumë çmime ishte Shawn Mendes, me 4 të tilla.
Nëse keni humbur fituesit e tjerë të çmimeve “MTV EMA” për vitin 2017 po jua rendisim më poshtë.
- Best Song
Shawn Mendes, “There’s Nothing Holdin’ Me Back” - Best Artist
Shawn Mendes - Best Look
Zayn Mali - Best New
Dua Lipa - Best Pop
Camila Cabello - Best Video
Kendrick Lamar, “Humble” - Best Live
Ed Sheeran - Best Electronic
David Guetta - Best Rock
Coldplay - Best Hip Hop
Eminem - Best Alternative
Thirty Seconds to Mars - Biggest Fans
Shawn Mendes - Best Canadian Act
Shawn Mendes - Best Push
Hailee Steinfeld - Best World Stage
The Chainsmokers – Live from Isle of MTV Malta 2017 - Best U.K. & Ireland Act
Louis Tomlinson - Best Italian Act
Ermal Meta - POWER OF MUSIC
Rita Ora - GLOBAL ICON
U2