Elhaida Dani është një ndër emrat që krenon të gjithë shqiptarët në arenën ndërkombëtare.

Ajo e ka filluar karrierën si këngëtare në moshën 16 vjeçare dhe nuk ndaloi kurrë së trriumfuari.

Advertisement

E ftuar në emisionin “You & Me” në radio Energy, me Julka Gramon, Elhaida ka folur për familjen, miqt, për këngën e re “Më mbaj”, dhe ka treguar disa sekrete të vogla nga jeta e saj. Julka kishte përgatitur një lojë për artisten shqiptare, ku ajo duhet të tërhiqte nga një letër në të cilën shkruhej një fjalë, dhe ajo duhet të shprehte çfarë i vinte në mendje lidhur me atë fjalë.

Çfarë do të bëhet Elhaida kur të rritet? “Unë jam bërë ajo që doja të bëhesha që e vogël, këngëtre. Por kam ëndërr të hap një shkollë muzike, moderne”.

Lidhur me këngën më të fundit të saj “Më mbaj” Elhaida u shpreh se ishte shumë e lumtur pasi është kënga e parë që ajo kishte kompozuar vetë dhe për herë të parë u shfaq si kantautore, dhe shumë shpejt kënga do të vij dhe në gjuhën italiane. Por, nuk pranoi në asnjë moment që kënga ishte dedikim për dikë. “Është një temë që më erdhi një natë në studio. Është një histori që besoj të gjithë e përjetojnë, dhe pas ndarjes duan të kthehen pas te lidhja e mbaruar. Por nuk është dedikim. Shumë shpejt këngën do ta sjell dhe në italisht.”

Për fjalën “luftë” Elhaida kishte shumë për të thënë. “Lufta është shumë e dukshme në fushën e muzikës, por unë përpiqem ti rrij larg. Këtë luftë e kam vënë re gjatë Eurovizionit para dy vitesh kur u ndryshua kënga, e cila nuk u ndryshua për fajin tim dhe unë e kam shpjeguar disa herë. Në këtë periudhë ka qënë më e dukshme lufta për mua, por prap e kam mbajtur larg nga vetja”, tha këngëtarja.

Kur shkonte fjala te dashuria Elhaida mesa duket nuk kishte shumë për të na treguar. “Dashuria është ajo ndjesia pa të cilën nuk mund të jetojmë dot. Dashuria më e madhe familja, muzika, miqt.”
Ke dashuruar ndonjeherë? “Mmm… nuk e di. Kur një histori mbaron ti e mendon mbrapa nëse ishte dashuri e vërtetë apo jo. Ndonjëherë dashuria e vërtetë sjell çmenduri të mëdha, gjë që me mua nuk ka ndodhur pasi e kontrolloj shumë mirë veten. Për këtë arsye nuk di të them nëse ka qenë dashuri e vërtetë”, u shpreh Elhaida.

Për fjalën “sekrete” Elhaida tha “Kam shumë sekrete, ndaj të gjithëve dhe me të gjithë, mos ma zini besën. Më ka ndodhur që jam hapur me persona të gabuar, por jo se kam treguar sekrete. Përshembull gazetarët, i beson diçka dhe më pas e përhapin kudo”.

Nëse mendonit se Elhaida nuk është xheloze, e keni shumë gabim. Ajo u shpreh se është shumë xheloze në lidhje dhe ndonjëhërë bëhet dhe e besdishme “Në familje dhe shoqëri nuk jam xheloze, por në lidhje jam shumë. Ndoshta bëhem dhe e besdisshme”.

“The Voice of Italy” ishte një eksperiencë e mrekullueshme për këngëtaren. “Sot në mëngjes vëllai hapi një video timen, por une e urrej veten në video se gjej shumë defekte. “The Voice” më ndryshoi jetën. çdo javë që kalonte isha shumë e lumtur por kur unë kualifikohesha, do të thoshte që një italian skualifikohej. Dhe pavarësisht se 80% e ndjkësve më mbështesnin ishte një pjesë që më urrenin dhe shpesh e shprehnin këtë nëpër rrjetet sociale. Në gjysmë finale uroja të mos kualifikohesha në finale se nëse unë kualifikohesha djali i cili konkuronte me mua do skualifikohej, por ai kishte shumë fansa pasi kishte fituar një kompeticion për fëmijë kur ishte i vogël. Por fatmirësisht në finale Ricardo bëri një thirrje ku thoshte që Elhaida është ne finale për meritat e saj dhe zërat sikur u ulën pak”, u shpreh Elhaida Dani për “You&Me”.

Në fund Elhaida na tregoi dhe një sekret të fëmijërisë së saj: Kur isha në klasë të tretë jam kapur për flokësh me një shoqe që i kisha zënë pianon dhe ishte ajo që më kapi nga flokët në fakt.

Nuk qenka aq e urtë sa duket Elhaida…