Përgjatë viteve ai ka transformuar të gjithë pamjen e tij me operacione plastike të vlefshme plot £400.000, por djalit kukull i ka ndodhur një ngjarje ku as operacionet plastike nuk e kanw ndihmuar dot…
Dhe ndërkohë që versioni njerëzor i kukullës Ken ka qenë gjithmon i hapur kundrejt punës së tij, ai është përballur me telashe teksa arriti në Dubai. Siç shprehu në mënyrë ekskluzive për MailOnline, ai u mbajt në aeroport për shkak të mospërputhjes mes imazhit real dhe fotografisë së pashaportës.
Fytyra e 34 vjeçarit Rodrigo Alves ka ndryshuar kaq drastikisht nga fotografia në pashaport sa shërbimet elektronike të identifikimit të fytyrës nuk e njohën, duke çuar në një vonesë në proçedurat aeroportuale. Ai shpehet se pavarësisht vonesës nuk pati as një problem tjetër, madje thekson se u trajtuar shumë mirë.
Një ditë para incidentit në aeroport, Rodrigo ka zbulua planet per ndryshimin e gjinisë. Ai shpreh se për momëntin ndihet i lumtur mashkull, por plakjen do ta kaloj si një femër.
Ndërkohë që xhepi po i vritet, Rodrigo ka treguar se dëshiron të vazhdojë me operacionet plastike më shumë për faktin se i është kthyer në një nevojshmëri.