X Factor UK bën rikthimin të nesërmen mbrëma dhe përsëri, të gjithë i kanë sytë nga juria – këtë herë, sepse rrogat e tyre sapo janë zbuluar dhe jemi të sigurt që do ju bëjnë të qani.
Si një nga kompeticionet më të mëdha të këngës në UK, X Factor rikthehet me një panel të ri gjyqtarësh si Nicole Scherzinger, Simon Cowell, Sharon Osbourne dhe Louis Walsh.
Paçka se mezi presin fazën e audicioneve, pyetja më e madhe e fansave është se sa paguhet juria për të qëndruar në karrige dhe për të krijuar, ose shkatërruar mijëra ëndrra.
Përgjigja mund t’ju shokojë.
Kini parasysh se rrogat e gjyqtarëve nuk janë ekspozuar zyrtarisht, por Mirror raportoi se në 2016, këngëtarja Nicole, mori me vete në shtëpi një shumë prej £1.8 milion, duke iu afruar shumës së Sharon, për të cilën u tha se mori £1.7 milion.
Louis Walch, i cili po kthehet në një veteran të shfaqjes, thuhet se u pagua rreth £1 milion vitin e kaluar, ndërsa fitimet e Simon mbeten ende të pazbuluara. Le të jemi realistë, shfaqja është e vet Simon, kështu që duhet të ketë një rrogë goxha të larte.
Për tani, ende nuk dimë nëse paneli i jurisë së këtij viti do të jetë identik me atë të vitit të kaluar, por kur paneli përbëhej nga Nick Grimshaw, Cheryl Cole, Rita Ora dhe Simon Cowell, Cheryl u pagua £1.8 milion, Rita £1.5 milion dhe Nick £1 milion.
Thuhet se këtë vit, X Factor UK do të ketë vetëm gjashtë shfaqje live.