Mbrëmjen e djeshme u ndanë çmimet muzikore të kanalit amerikan MTV. Në festën e madhe të edicionit të 34-t të MTV Video Music Awards, të shumtë ishin personazhet që parakaluan në “tapetin e kuq” në qytetin Kalifornian, Los Anxheles. Triumfuesi rezultoi reperi Kendrick Lamar, me plot gjashtë statuja për këngën e tij “Humble” e cila u shpall ndër të tjera si Videoja më e Mirë e vitit 2017. Ndërkohë që Artisti i Vitit u shpall Ed Sheeran, me albumin e tij “Divide” që ka shënuar miliona kopje të shitura.

Advertisement

Si në çdo event, sytë e spektatorëve ishin fokusuar te paraqitja e yjeve që parakalonin gjatë eventit. Nuk munguan veshjet ekstravagante, xixat, aksesorët nga firmat më në zë. Tonalitetet e argjendit, floririt dhe po ashtu e bardha mbizotëruan më së shumti në veshjet e përzgjedhura.


Supermodelja Alessandra Ambrosio surprizoi me kompletin nga stilisti Oliver Rousteing që i theksonte edhe më shumë këmbët kilometrike.

Nicky Minaj si gjithnjë bombastike, kishte përzgjiedhur një komplet në material latex në një ngjyrë të theksuar rozë, që tërhiqte edhe më shumë vëmendjen.

44 vjeçarja Heidi Klum si gjithnjë besnike ndaj fustaneve me linja sensuale, kishte përzgjedhur një nga stilistët e saj të parapëlqyer për evente të tilla, libanezin Zuhair Murad. Gjithashtu modelja Hailey Baldwin dukej e mrekullueshme me një jumpsuit nga koleksioni i stilistit arab.

I njëjti stil i përzgjedhur dhe nga këngëtarja Bebe Rexha nxirrte në pah veçanërisht pikat e saj të forta.

Elegante aktorja e re amerikane Hailee Steinfeld me një fustan të shkurtër të argjendtë nga firma italiane Versace.

Fustane “Haute Couture” për këngëtaren Lorde dhe Kesha.

Pink u paraqit në ceremoninë e madhe përkrah bashkëshortit Carey dhe vajzës së saj Willow Sage Hart. Të tre të veshur me kostum, dukeshin të veçantë ndërkohë që parakalonin në VMA.

Tërhoqi vëmendjen grupi “Thirty Second to Mars” të veshur me “Gucci”. Nuk i kishin kursyer aspak xixat, ngjyrat dhe aksesorët jo fort elegantë!

Ndërkohë që triumfuesi i mbrëmjes Kendrick Lamar, nuk mund ta cilësojmë si të veshur në mënyrë të përshtatshme për eventin. Kombinimi i përzgjedhur, gjatësia e pantallonave dhe bluza alla “vitet 70” dhe çorapet e bardha nuk i jepnin vlerë aspak fizikut të tij atletik.

 

Hidhini një sy galerisë më poshtë për të dhënë edhe ju “notat” për secilën veshje…