Një foshnjë në Indi është lindur “shtatzënë” me binjakun e tij. Rasti i çuditshëm i “fetusit brenda fetusit” është një anomali kongjenitale, në të cilën një fetus i keqformuar dhe parazit rritet brenda trupit të një foshnjeje.

Vetëm 7 cm i gjatë dhe me peshë 150 gramë, por me tru dhe gjymtyrë, fetusi gjysmëkrijesë ishte formuar në barkun e vëllait të tij binjak, në një rast që tronditi mjekësinë indiane.

Advertisement[the_ad id="69159"]

Pas lindjes së tij më 20 korrik në spitalin “Bilal” në Thane, pranë Mumbait, kirurgët pediatër në një spital tjetër e operuan më 25 korrik për t’i hequr fetusin e pazhvilluar mirë.

“Si nëna, edhe fëmija janë shkëlqyeshëm. Nëna do të duhet ta ushqejë foshnjën shumë shpejt me gji”, tha gjinekologia Neena Nichlani për “Times of India”.

Nëna 19-vjeçare nuk e dinte se ishte shtatzënë me binjakë identikë, nga e njëjta vezë (monozigotike), që zakonisht ndajnë të njëjtën placentë dhe njëri fetus merr ushqim nga fetusi tjetër.