Fotot e divës së muzikës pop po bëjnë xhiron në rrjetet sociale. Po flasim për Rihannën. Ajo kohët e fundit ka bërë të dyshojë gjithë ndjekësit e saj se është shtatzënë. Këngëtarja e njohur ka shtuar peshë, çfarë na bën të mendojmë se mund të jetë në pritje të një fëmije. Por nga ana tjetër diva e muzikës pop mund të jetë duke u ushqyer mirë, dhe thjesht si çdo njeri normal ka marrë disa kile më shumë. Gjithsesi Rihanna me siguri do na e tregojë të vërtetën e kileve të tepërta shumë shpejt…