Eminem falë ndihmës së mediave sociale, ka arritur të grumbullojë gati 2 mln dollarë në ndihmë të viktimave të sulmit terrorist në Manchester. Reperi i njohur, u bëri thirrje fansave të tij që të dhuronin sa më shumë të kishin mundësi në ndihmë të familjarëve të 22 viktimave, si edhe për të plagosurit. Ai është shumë i qetë në mediat sociale, por mjaftoi një status në “Twitter”, dhe arriti të grumbullojë 1.8 milionë dollarë, ndërsa targeti është 2 milionë. Eminem mësohet se personalisht k dhuruar një shumë goxh të majme, pavarësisht se nuk e ka bërë publike ende.

Advertisement