Jo shumë kohë pas prezantimit të “Stories” nga Instagram, kompania ka shtuar një opsion të transmetimit live i ngjashmëm me atë që tashmë është në dispozicion në Facebook. Problemi është se, sapo LiveStream mbaron, ajo zhduket përgjithmonë.
Tani Instagram ju lejon të ruani videot tuaja për t’i parë më vonë. Sapo një transmetim të përfundojë, thjesht klikoni mbi butonin Save në këndin e sipërm të djathtë të aplikacionit, sipas TechSot. Videoja do të vazhdojë të zhduket nga vetë Instagram, por ajo do të ruhet në Camera Roll- in tuaj – edhe pse nuk ka asgjë që t’ju ndalojë që t’a postoni sërish në Instagram.
Videoja mund të ruhet vetëm nga ai që e poston, kështu që ju nuk duhet të shqetësoheni nëse video nuk shkon si duhet.