Interi ka arritur të fitojë në transfertën e Bolonjës falë një goli të Gabigolit, sulmuesit që për tifozët zikaltër ishte kthyer në një “objekt misterioz”.

Në stadiumin “Dall’Ara”, braziliani futet në lojë në vend të Palacios dhe shënon pas 7 minutash, duke i dhënë fitoren 0-1 skuadrës së drejtuar nga Pioli, i cili, në 10 ndeshje që drejton Interin ka arritur të fitojë 9.

Advertisement

Për Bolonjën bëhet fjalë për humbjen e katërt radhazi.

Me këto 3 pikë, Interi ngjitet në vendin e katërt, në kuotën e 48 pikëve, po aq sa Atalanta.