Pas miratimit të rezolutës për Shqipërinë, raportuesi Knut Fleckenstein nis mbrëmjen e kësaj të hëne vizitën treditore në Tiranë.

Takimet e Fleckenstein me politikanët shqiptarë përkojnë me fillimin e grevës së PD-së në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” para Kryeministrisë, nisjen e Reformës në Drejtësi, si dhe përgatitjet për zgjedhjet parlamentare të 18 Qershorit.

Advertisement[the_ad id="69159"]

Fleckenstein ka theksuar se, nëse ka një zbatim të mirë fillestar të Reformës në Drejtësi, Brukseli do të procedojë me nisjen e negociatave mes BE dhe Shqipërisë.

Krahas politikanëve, Fleckenstein do të takojë Avokatin e Popullit, studentë dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Sipas Fleckenstein, takimi i radhës, i shtyrë, i Komitetit ndërparlamentar me Shqipërinë do të jetë në shtator, pasi ai nuk mund të mbahet përpara zgjedhjeve parlamentare.