Këngëtarja Dua Lipa ka bërë me dije se kur do të hedhë në treg këngën e saj më të re. Nëpërmjet një postimi në Instagram ajo ka treguar se “Scared to be lonely”, bashkëpunimi me Martin Garrix do të publikohet këtë të premte. Ky bashkëpunim ka ndezur zërat se Dua ka një lidhje dashurore me producentin e njohur europian.