Këto ditë të ftohta kemi parë që Era Istrefi ka udhëtuar drejt Brezovicës, destinacioni i preferuar i shumë qytetarëve gjatë stinës së dimrit. Këtë e ka treguar me shumë postime në rrjetet sociale si Instagram dhe SnapChat.

Po në këtë vend, Era ka xhiruar videoklipin e BonBon, që u kthye në videon më të klikuar shqiptar në YouTube. Epo duket se Brezovica nuk i sjell vetëm të mira këngëtares shqiptare.

Advertisement

Ajo ka treguar me një postim në Instagram para pak minutash këmbën e futur në allçi dhe të rrethuar me fasho. “Kujdesuni me gjithë këtë borë dhe akull’, – shkruan këngëtarja e “13”.

Amerikanët kanë një shprehje: “Thefsh këmbën” kur duan t’i urojnë dikujt fat. Besojmë se kjo nënkupton që ky vit do të jetë i mbarë për Erën dhe projektet që ka premtuar të sjellë në 2017-ën.

https://www.instagram.com/p/BPC6tfuhBya/?taken-by=strefie