Avokati i Blac Chyna është shprehur se ndihet i tronditur pasi e familja Kardashian nuk dëshiron që Blac të marrë mbiemrin Kardashian.

Ata kërkojnë prej  Blac, emri i vërtetë i së cilës është Angela Renée White të  mos ndërrojë emrin në Angela Renée Kardashian . Blac dëshiron të njihet si një Kardashian nga mediat  dhe në rrjetet sociale.

Advertisement

Por mesa duket motrat Kim, Kourtney dhe Khloe Kardashian nuk janë aspak dakort për këtë . Sipas informacioneve përfaqësuesit e motrave janë shprehur se ato do të vuajnë “dëme duke përfshirë dëmtim të pariparueshëm të  reputacionit të tyre dhe vullnetit të mirë” nëse Chyna merr mbiemrin Kardashian. Sipas tyre e fejuara e Rob Kardashian është duke përfituar qëllimisht nga fama dhe popullariteti i mbiemrit Kardashian. Në muajin prill Chyna dhe Rob u fejuan  bashkë dhe pak muaj më vonë erdhi në jetë fëmija i parë i çiftit Dream Renee Kardashian