Autori dhe moderatori Bledi Strakosha ka treguar se ka një lidhje shumë të veçantë me kafshët.

Një prej qenve të tij, Ushi, është diagnostikuar me kancer dhe ka kryer një operacion. Me këtë rast, Bledi i ka bërë një dedikim shumë të ndjerë.

Advertisement

Ai ka postuar në rrjetet sociale një foto të qenit Labrador dhe bashkangjitur me të ai shkruan:

“Të dhemb shpirti për ta, siç të dhemb për çdo familjar a njeri të shtrenjtë. Gjëja më e vështirë ama është të vendosësh ti për ta. Ushi u diagnostikua me kancer në gji pak përpara se të mbushte 13 vjeç. Nuk dimë ç’do donte ajo, por duke parë dashurinë që ka për jetën vendosëm ta operojmë e të luftojmë me të e për të, edhe pse në moshë të madhe. Jetë të gjatë paç, zemra ime!”

Nuk mbetet gjë tjetër veçse t’i urojmë moderatorit për mikun e tij të shtrenjtë: Shërim të shpejtë!