Ky mund të quhet një nga lajmet më befasuese të ditëve të fundit. Jennifer Lopez dhe Marc Anthony janë kthyer bashkë për të bërë gjëra me të vërtetë të mëdha në muzikë dhe jo vetëm.

Performanca e tyre në Latin Grammy Awards 2016 ka mrekulluar gjithë audiencën mbrëmjen e së enjtes. Ata kanë performuar në skenë së bashku këngën “Olvídame y Pega la Vuelta”, të cilën e kanë përfunduar me një gjest romantik. J.Lo ka zgjedhur pikërisht ish-bashkëshortin e saj për t’iu rikthyer këngëve në gjuhën latine dhe nga ky bashkëpunim me siguri ka pasur shumë të kënaqur. Të pranishmit në event janë surprizuar në momentin kur dy ish-të dashuruarit kanë shkëmbyer një puthje pasionante. Ata kanë provuar se janë ndër ish-bashkëshortët më simpatikë të Hollywood-it. Përpara puthjes në skenë Jennifer mbajti një fjalim për Anthony, duke u shprehur me fjalë të përzemërta.

Advertisement

“Marc është një legjendë e gjallë. Ai është një artist i padiskutueshëm dhe gjithmonë do të jetë dikush në jetën time. Ai do të jetë gjithmonë shumë gjëra për mua. Marc është fryma e të afërmit, dashuria ime”,- është shprehur këngëtarja.

Çifti ka qenë i martuar për shtatë vite dhe nga kjo martesë ka dy binjakë./Blitz.al/