Moderatori Ledion Liço ka postuar një foto të dy revistave në Instagram. Revista e parë është për vajzat dhe tregon kujdesin që tregojnë ato për flokët dhe stilin e tyre. Ndërsa në revistën e meshkujve flitet për teknologjinë dhe eksplorimin e të ardhmes. Në postimin në Instagram Ledioni ka shkruar: “No (Jo)”. Pra, ai nuk është aspak dakord me këtë ndarje që është bërë në këto revista. Pas postimit të fotos, menjëherë vjen një përgjigje nga e fejuara e tij, Sara Hoxha, e cila ka shkaktuar shumë humor. “Unë mendoj se ti kujdesesh shumë për të pasur flokët e ëndrrave”,- shkruan ajo. Gjithashtu Ledioni i kthen përgjigje nëpërmjet një tjetër batute: “Sara Hoxha, edhe ti mund të bëheshe zjarrfikëse”.