MTV ka njoftuar se Britney Spears do të performojë në shfaqjen e Video Music Awards më 28 Gusht, për herë të parë pas 10 vitesh.
Deri më tani thuhet se këngëtarja do të perforomojë këngën e saj më të re “Make Me…” e përfshirë në albumin e saj të ardhshëm “Glory”.
Por MTV ka publikuar një video të shkurtër ku dëgjohet zëri i këngëtares, ndërsa kamera zhiron në dhomën e saj të zhveshjes.
“VMA nuk sjellin vetëm një skenë por sjellin një histori, një mënyrë për të marrë një fraksion sekondi dhe për ta bërë të përjetshëm”, thotë ajo.
Në video shfaqen edhe disa prej kostumeve më të famshme me të cilat është shfaqur Britney ndër vite në performancat e saj në VMA.