Adrola Dushi ndahet nga bashkëshorti?

Ka bërë jo pak bujë lajmi se modelja shqiptare dhe “Miss Universe” për vitin 2012, Adrola Dushi, do të largohet në SHBA për të vazhduar karrierën e saj si modele pasi, siç e ka thënë vetë për revistën “Who”, Amerika të jep më shumë mundësi në këtë fushë sesa Shqipëria, ku bukuroshja ka thënë se i ka arritur të gjitha synimet e saj. Mirëpo çfarë është vënë re është fakti se Adrola nuk e ka përmendur bashkëshortin e saj kur ka folur për planet e ikjes në SHBA, por vetëm djalin e saj të vogël, Troi. Më tej, edhe për sa u përket rrjeteve sociale, si Facebook dhe Instagram, dy partnerët kanë qenë të prirur të postonin foto nga momentet që ndanin me njëri-tjetrin, por kohët e fundit këto postime janë rralluar, madje ata kanë fshirë edhe disa postime të mëparshme. Gjithashtu, burime për Balkanweb kanë treguar se ka disa kohë që Adrola dhe Adisi nuk jetojnë më bashkë dhe kanë pasur probleme të vazhdueshme për sa i përket distancës. Këto fjalë nuk janë konfirmuar ende nga bukuroshja shqiptare apo nga partneri i saj.

Advertisement